Gjatë natës së mbrëmshme një autobus me kosovarë që po udhëtonte drejt Sllovenisë është sulmuar në afërsi të Beogradit.


Reporteri.net mëson se autobusi është sulmuar me një mjet të fortë në afërsi të Batanjicës, me ç’rast siç shihet edhe në fotot e mëposhtme është thyer xhami i përparmë.

Reklamë

Nga ky incident nuk ka mbetur asnjë i lënduar, ndërkohë që autobusi ka vazhduar rrugëtimin.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që një autobus me kosovarë sulmohet në Serbi. Për incidente të tilla kanë reaguar shumë herë edhe zyrtarët vendorë. /Reporteri.net

 

Reklamë