Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti- Selimi dhe gruaja e Rexhep Selimit, ka publikuar një video nga komuna e Skenderajt derisa përkrahësit e kësaj partie i këndojnë këngën “Besa-besë” kreut të LVV-së, Albin Kurti.
“Drenica luftën për Kosovë e nisi me këngë, ndërsa sot me rininë e Skenderajt kënduam “Besa Besë” për fitoren e madhe të 14 Shkurtit”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kurti nuk është pritur mirë në komunën e Skenderajt.
Gjatë qëndrimit të tij atje, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”.
Në një video të publikuar shihet se si Kurti gjuhet me vezë, i cili ka shkuar atje për fushatë.