Diaspora kësaj radhe ka treguar interesim më të madh për votim. Pesë vendet e para, prej nga kanë arritur më së shumti aplikime për zgjedhjet e 14 shkurtit janë Gjermania, Zvicra, Austria, Franca e Suedia.


Sipas të dhënave të KQZ-së në listën e aplikacioneve të aprovuara, prinë Gjermani me 43 mijë e 49 aplikacione, pastaj Zvicra, 26 mijë e 686, Austria me 4 mijë e 758, Franca me 4 mijë e 164 dhe Suedia 4 mijë e 69.

Përveç këtyre vendeve, me mijëra aplikacione të aprovuara vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, SHBA-të, Belgjika, Kroacia, Sllovenia, Lituania etj. Por, aplikime ka edhe nga vende të largëta si Japonia, Meksika, Panama, Somalia, Kosta Rika etj.

Reklamë

Si zakonisht edhe në këto zgjedhje mërgimtarët votojnë nëpërmjet postës.

Në zgjedhjet e vitit 2019 ishin 35,087 qytetarë të regjistruar nga jashtë, por që në Kosovë brenda afatit arritën 20,200 vota.