Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka prezantuar urën e Korenicës së Gjakovës, e cila ka marrë pamje të re pas investimit.
Sipas tij, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të veprojë njejtë në të gjitha urat e Republikës së Kosovës që janë në kompetencë të ministrisë së tij.
Ky investim është në vazhën e punës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ku së fundi filloi puna në segmentin e dytë Nadakovc – Smrekonicë, pjesë e zgjerimit të rrugës nacionale Prishtinë – Mitrovicë si dhe projekti me rëndësi në Ferzaj ku në Rrugën 9.7 kilometërshe që lidh 5 fshatra të kësaj komune.
Gjithashtu në kuadër të mirëmbajtjes verore të rrugëve, po bëhet sanimi dhe asfaltimi i segmentit 5 kilometrërsh, Dobrushë – Banjë, pjesë e rrugës rajonale Pejë – Mitrovicë.

