Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në kapjen e një të dyshuari.


Bëhet fjalë për  34 vjeçarin Destan Qorri, shkruan Reporteri.net.

Qorri kërkohet për veprat penale dhunim, sulm seksual dhe kanosje ndaj disa të miturave, në rajonin e Drenasit.

Reklamë

“Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij ta njoftojnë policinë në numrin 192”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net