Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se në ditën e Shën Valentinit-njohur ndryshe si dita e të dashuruarve kur edhe do të mbahen zgjedhjet nacionale, qytetarët duhet ta dashurojnë këtë subjekt.


“Qytetarët e Gjakovës asnjëherë nuk kanë përjetuar të mira sikur me Ramushin. Asnjëherë nuk kanë pas siguri sikur me Ramushin. Asnjëherë nuk kanë pas vende të punës si me Ramushi”, tha Lekaj në tubimin zgjedhor të AAK-së në Gjakovë.

Tutje ai theksoi se Haradinaj e ka dëshmuar që e do qytetin e Gjakovës dhe kërkoi nga ata që më 14 shkurt ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Reklamë

Ndërkaq, pasi që dita e zgjedhjeve koincidon me atë të Shën Valentinit, Lekaj porositi të pranishmit që ta dashurojnë partinë ku bën pjesë ai.

“Aman, gjithë çka jeni këtu, mos dashuroni kërkan përpos Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 135”, tha Lekaj.