Qytetarët e Prizrenit sonte kanë pritur koalicionin AAK-PSD në një tubim të mbajtur para mijëra personave.


Pjesëmarrës në këtë tubim ka qenë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Para qytetarëve të Prizrenit janë shpalosur arritjet dhe punët e qeverisjes Haradinaj dhe planet për mandatin e ardhshëm.

Reklamë

Të pranishmit kanë treguar përkrahje të madhe për koalicionin dhe kryeministrin Haradinaj si prijës i listës AAK-PSD.