Kreu i AAK-së, njëherit kandidat i kësaj partie për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se partisë së tij i është bashkuar profesori universitar Daut Rexhepaj nga Zabërgja e Klinës.
Ai thotë se përvoja akademike e Rexhepajt do të shërbejë për zhvillimin e arsimit, si një nga top prioritetet tona, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Intelektualët po i besojnë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe programit qeverisës për Kosovën 100 % shtet!
Sot, Aleancës iu bashkua profesori universitar Daut Rexhepaj nga Zabërgja e Klinës, i cili sjellë me vete një rrugëtim të gjatë në Universitetin e Prishtinës dhe në zhvillimin e kurrikulave dhe programeve studimore.
Përvoja akademike e Rexhepajt do të shërbejë për zhvillimin e arsimit, si një nga top prioritetet tona. Bashkë, do të vëmë në zbatim praktikat më të mira të mësimnxënies dhe arsimit dual që lidhen drejtpërdrejt me nevojat e tregut dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Mirë se erdhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës!
#ReferendumPerShtet
#AAKPSD119
RH