Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes, kanë vizituar qytetin e Obiliqit.
Një qytetar në këtë qytet i ka shërbyer Kurtin e Osmanin me picë, shkruan Reporteri.net.
Derisa, fotot e Kurtit duke ngrënë picë në mes të turmës janë shpërndarë shumë në rrjetet sociale, Vjosa Osmani ka zgjedhur të mos e provojë picën që ua shërbeu ky qytetar.
Nga Obiliqi, Kurti ka bërë thirrje që të dalin sa më shumë persona për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit./Reporteri.net


