Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke thënë se këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e popullit serb në Kosovë.
Rakiq ka folur edhe për vizitën në veri të kreut të VV-së, Albin Kurti dhe U.D së presidentit, Vjosa Osmani.
Ai e ka quajtur provokim vizitën e tyre në veri, derisa ka thënë se beson se KFOR-i nuk do të lejojë që situata të tilla të përsëriten, shkruan Reporteri.net.
“Një provokim si ai në Mitrovicën e Veriut të Kosovës, gjatë ardhjes së paparalajmëruar të Kurtit dhe Osmanit, me shqetëson mua, si dhe qytetarët. Unë besoj se KFOR-i nuk do të lejojë që situata të tilla të ndodhin përsëri”, u shpreh Rakiq.
Gjatë të shtunës Kurti dhe Vjosa Osmani kanë qëndruar në veri ku u pritën me brohorima nga një grup serbësh. /Reporteri.net