×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Raporti i DASH-it godet Serbinë për diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve të Luginës

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 8:45

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, ka reaguar ndaj publikimit të Raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për Praktikat e të Drejtave të Njeriut 2022.

    Bislimi ka treguar se në këtë raport, Serbia kritikohet ashpër për diskriminimin e vazhdueshëm shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    Në faqet 30-32 të raportit, theksohet se “shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë”, dhe se “aplikimi i këtij ligji për të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative”.

    “Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,” thuhet në Raport.

    Bislimi ka bërë të ditur se ky është vetëm fillimi i punës për të mbrojtur të drejtat e vëllezërve dhe motrave në Luginën e Preshevës, dhe se Ligja Qytetare Shqiptaro-Amerikane do të vijojë të kontribuojë për të arritur këtë qëllim.

    “Sot, Departamenti i Shtetit të SHBA-ve ka publikuar Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut 2022. Në Raportin për Serbinë, në seksionin me titull “Dhuna dhe Diskriminimi Sistemik Racor apo Etnik” (faqe 30-32), raporti godet ashpër Serbinë për diskriminimin e vazhdueshëm shtetnor e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
    “Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,” thuhet në Raport.

    “Aplikimi i këtij ligji per të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative,” siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se “autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike,” përfshirë këtu edhe “gjuhën fyese e të urrejtjes,” kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb si Vulini psh.
    Ende s’keni parë gjë akoma!

    Puna jonë për Luginën e Preshevës përmes kontributit të paçmuar e të pazëvendësueshëm të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane do vazhdojë deri në realizimin e plotë të të drejtave të vëllezërve e motrave tona në Luginë!”, shkruan ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!