×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Reagon edhe Duda Balje për incidentin në Zubin Potok: E rrezikshme si nuk reagojnë zyrtarët nga Veriu

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 18:45

    Deputetja Duda Balje ka dënuar sulmin ndaj disa të rinjëve bjeshkatarë në veri të vendit.


    Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se rasti i sotëm i gjuajtjes me armë në veri të Kosovës ( Zubin Potok) është shumë shqetësues dhe shumë i rrezikshëm që ka mesazh për institucionet e Republikës së Kosovës.

    Balje më tej e quan të frikshme se si asnjë nga zyrtarët komunalë të Veriut nuk ka reaguar deri më tani.

    Postimi i saj:

    Reagim: Lidhur me rastin shqetesues dhe të rrezikshëm të gjuajtjes me armë sot në veri të shtetit të Kosovës!

    Rasti i sotëm i gjuajtjes me rafale nga armë në veri të Kosovës ( Zubin Potok) është shumë shqetësues dhe shumë i rrezikshëm që ka mesazh për institucionet e Republikës së Kosovës.

    Është e frikshme se si asnje zyrtarë komunal nga veriu nuk po reagon në këtë ngjarje të papresedan. Çka duhet të ndodhë më shumë që kryetari i komunës së Mitrovices Veriore ( ka qenë zv.minister në MPB ) dhe nënkryetarja e kësaj komune Adrijana Hoxhiq të reagojn.

    Mos vallë duhet dikush të vritet e të derdhet gjak të reagojn!?

    Si kryetare e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, e dënoi fuqishëm rastin e sotëm te gjuajtjes me armë ndaj atletve kosovar në veri.

    Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa të menjëhershme dhe të fuqishme për zbardhjen në detaje të këtij rasti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!