Doktori Rrustem Musa, i cili garon me numrin 26 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka takuar sot strukturat e kësaj partie në fshatin Lushtë të Mitrovicës.


Ai ka marrë mbështetjen e anëtarëve e simpatizantëve të kësaj partie nga ky fshat.

Rrusta ka thënë se mori mbështetje për programim e rimëkëmbjes.

Reklamë

“Sot, isha në takim me strukturat e PDK-së në nëndegën e Lushtës në Mitrovicë, nga ku mora mbështetjen e plotë për programin e rimëkëmbjes, dhe kandidaturën time për deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.