Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Selim Selimi në përmbyllje të fushatës zgjedhore të kësaj partie ka thënë se qytetarët janë të vendosur për ta votuar AAK-në dhe Haradinaj president.
“Si në tërë Kosovën njësoj edhe në Prishtinë, qytetarët të vendosur për Forcën e Kosovës dhe #RamushHaradinajPresident!”, ka shkruar Selimi përbri fotografive të publikuara në llogarinë e tij në Facebook.
Selimi tutje ka thënë se ekzistojnë 100 arsye për ta votuar Haradinajn për president.
Partitë politike kanë mbajtur sot tubimet përmbyllëse të fushatës që kishte filluar më 3 shkurt.
Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
Të gjitha partitë garojnë për 120 vende në parlament.