Shaip Surdulli nga Kamenica, ish-kryetar komune dhe kryetar i degës së LDK, është shprehur i lumtur që ka votuar për shkarkimin e Vjosës.
Ai thotë se me padurim ka votuar PO sepse thotë se nuk është hera e parë që Osmani ka vepruar e votuar kundër vendimeve të strukturave të LDK-së.
“Edhe mos u kërcno ndaj neve që jemi shumicë absolute që kemi votuar PO lirimit të juaj nga pozita e nenkryetares dhe Kryesisë së LDK-së sepse nuk ka me tu dhënë rasti që nga LDK të kandidohesh për ndonjë pozitë të lartë.
E ke pasur mundësinë me i mbojtur interesat e LDK-së por ke qenë dhe je në shërbim të partive tjera politike”, ka shkruar me tej Shaip Surdulli, ish kryetar i LDK ne Kamenice”, ka shkruar Surdulli.