Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur tubim elektoral në një nga bastionet e kësaj partie, në Podujevë.
Nga aty kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka thënë se LDK-ja bindshëm do të dalë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai ka thënë se fryma e fitores së LDK-së ndihet në çdo lagje, shtëpi dhe qytet. Sipas Veliut, Podujeva është djepi i LDK-së dhe se kjo parti askund nuk është më e fuqishme sesa në Llap, shkruan Reporteri.net.
E kjo sipas tij ka ndodhur ngase Llapi asnjëherë nuk u shmang nga rruga dhe filozofia politike e themeluesit të LDK-së, Ibrahim Rugova.
Nga aty Veliu bashkë me qytetarët dëgjohet duke brohoritur disa herë emrin e Rugovës. /Reporteri.net
Shikoni videon: