Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka publikuar slloganin e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Shteti. Shtet.”, është sllogani që LDK do ta ketë në zgjedhje, ka bërë të ditur Hoti përmes një foto të publikuar në Facebook, shkruan Reporteri.net.
LDK para këtij sllogani kishte publikuar një tjetër “Mbesim në Lidhje”, por tashmë kanë ndryshuar mendje dhe do të paraqiten me slloganin “Shteti.Shtet”.
Kujtojmë se Vetëvendosje garon me slloganin “Krejt dhe Drejt”, PDK me slloganin “Rimëkëmbje”, kurse AAK me “Ramushin President 2021”. /Reporteri.net/.