Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka thënë sot se është koha që NATO të angazhohet dhe t’i pastrojë rrugët nga huliganët, agjentët E Beogradit e përfaqësuesit rusë në veri të Kosovës.

Barrikadat në veri ndodhen aty qe një javë, ndërsa për këtë sot janë deklaruar edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

“Është koha që NATO të angazhohet dhe të pastrojë rrugët nga huliganët, agjentët e Beogradit dhe përfaqësuesit rusë. Kosova është në vijën e parë të frontit mes Evropës dhe Rusisë”, shkruan Bugajski.

Reklamë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në ditën e shtatë të barrikadave në Veri.

Madje, siç njofton Policia një barrikadë e re është ngritur mbrëmë në një lagje që çon për në Zveçan.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë sot se institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet që t’i largojnë ato, por ai ka shtuar se bashkë me partnerët ndërkombëtar, janë duke e vlerësuar situatën për reagim adekuat. /Reporteri.net

 

Reklamë