×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Suspendohet nga puna doktori në Podujevë që refuzoi pacientin e moshuar

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 22:27

    Drejtori i Shëndetësisë në Podujevë, Driton Veliu ka njoftuar se mjeku, Ibrahim Hoti është suspenduar nga puna pasi refuzoi të jap shërbime shëndetësore ndaj një të moshuari.


    Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Podujevës ku pulmologu Ibrahim Hoti, dëgjohet në një video që ka siguruar IndeksOnline, teksa nuk iu ofron shërbime qytetarëve. E tërë kjo me arsyetimin se tashmë është bërë ora 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në ora 15:00.

    Lajmi për suspendimin e tij e ka dhënë Veliu nëpërmjet një postimi në Facebook.

    “Lidhur me këtë rast, Këshilli Drejtues i QKMF-së dhe pas analizës së këtij rasti, Këshilli kanë vendosur që mjeku të suspendohet përkohësisht nga marrëdhënia e punës deri në një vendim të ri të Komisionit Disiplinor”, shkroi ai.

    Postimi i plotë i Driton Veliut pa ndërhyrje:

    Një video që po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet sjellja jo e mirë e një mjeku në QKMF në Podujevë ndaj një pacienti të moshuar, është e papranueshme dhe nuk përkon as me etikën profesionale.

    E kuptoj se personeli shëndetësor është lodhur e dërmuar nga situata që po kalojmë në ballafaqimin me COVID-19, kurse gjendjen e bën edhe më të rëndë mungesa e stafit mjekësor në QKMF, pas shkuarjes në specializim të 12 mjekëve.

    Mirëpo, tërë kjo nuk e arsyeton një sjellje të tillë të mjekut, aq më pak ndaj një pacienti të moshuar.Lidhur me këtë rast, Këshilli Drejtues i QKMF-së dhe pas analizës së këtij rasti, Këshilli kanë vendosur që mjeku të suspendohet përkohësisht nga marrëdhënia e punës deri në një vendim të ri të Komisionit Disiplinor.

    Duke shprehur keqardhje për këtë rast, jam i sigurt se kjo nuk e zbeh dhe nuk do të ndikojë në punën dhe angazhimin e stafit shëndetësor të QKMF në Podujevë në këtë periudhë pandemie në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!