×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Temperaturat në minus, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 7:13

    Sot  në Kosovë nuk parashihen të reshura. Mëngjesi me ngrica, e gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, njofton Prishtina Weather.

    Temperaturat minimale zbresin në -2C e -4C, e ato maksimale arrijnë deri në 3C e 5C. M

    Mot i ndryshueshëm vazhdon në ditët e ardhshme, me vranësira, intervale me diell, por edhe reshje shiu. Temperaturat në rritje, deri të premten edhe deri në 13C e 14C.

    “Sipas trendeve të fundit stinore, të përllogaritura në fillim të muajit, stina e dimrit nuk do të jetë shumë e ftohtë nga vendi ynë. Patjetër, periudha të ftohta me borë do të ketë, por që nuk mund të zgjasin gjatë”, shkruan Prishtina Weather.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!