Zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Vushtrri, është plaçkitur mëngjesin e së mërkurës.
Dyshohet se nga zyret e PDK-së në Vushtrri, është vjedhur një televizor.
Se ka ndodhur një vjedhje në zyret e PDK-së e ka konfirmuar edhe Xhevahire Izmaku e cila ka deklaruar për Reporteri.net se është thyer një zyre që është hapur nga rinia për fushatë.
Kemi tentuar të marrin edhe një përgjigje edhe nga Menduh Abazi kandidat i PDK-së për deputet i cili ka hapur këtë zyrë, por i njëjti nuk ka hapur telefonin.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 10:40, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar një rast “vjedhje e rëndë ” i ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatësve”, ka deklaruar Zahiti për Reporteri.net.
Kujtojmë se sot është hapur fushata zgjedhor e cila do të zgjasë deri më 12 shkurt. /Reporteri.net/.