Kemi hyrë në ditët e fundit të fushatës zgjedhore dhe partitë politike po mbajnë tubime me elektoratin e vet në të gjitha qytetet e Kosovës.


Ndonëse jemi në kohë pandemie, kjo nuk po pengon subjektet politike që të mbajnë aktivitetet e tyre parazgjedhore me grumbuj të madh qytetarësh.

E pikërisht për mos përfilljen e masave anti Covid, komunat përkatësisht drejtorit e tyre të inspekcionit po gjobitin partitë politike. Përveç Prishtinës, edhe komuna e Kamenicës që nga java e kaluar ka nisur të gjobis të gjitha subjektet politike që nuk po përfillin këto rregulla.

Reklamë

E fundit që u gjobit është partia e Albin Kurtit e cila sot ka zhvilluar tubim me qytetarët e Kamenicës. Për këtë grumbull Vetëvendosje është gjobitur me 2 mijë euro.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj komune Margarita Rashiti.

Ajo tutje ka theksuar se javën e kaluar është gjobitur AAK dhe PDK-ja me shumën e njëjtë.