Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florent Ukaj, sot ka takuar zejtarët e Prizrenit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ukaj ka thënë se u ka treguar atyre nga afër për programin e LDK-së dhe atë se çka ofron ky program për ta, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, Prizreni krahas kulturës, traditës njihet edhe për zhvillimin e shumë zejeve dhe veprimtarive tjera.
Florent Ukaj në listën zgjedhore të LDK-së garon me numër 46.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot, dita ime filloi duke i takuar njerëzit e mirë dhe punëtor të Prizrenit, biseduam nga afër për programin e LDK-së dhe atë se çka ofron programi për ta.
Prizreni, krahas kulturës, traditës njihet dhe për zhvillimin e shumë zejeve dhe veprimtarive tjera.
#LDK132✅
#Florenti46✅