Nëpër rrjete sociale po qarkullon një sllogan, që po aludohet se mund të jetë sllogani i LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.
“Unë po rri në lidhje”- thotë sllogani që nuk dihet nëse mund të jetë sllogani zyrtar i LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Deri më tani në rrjete sociale kanë qarkulluar disa sllogane të tilla, por që janë demantuar nga LDK.
Kujtojmë se, Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë prezantoi sloganin e saj që do të qohet “Krejt dhe Drejt”.
Partia Demokratike e Kosovës që në këto zgjedhje ka kandidat për kryeministër Enver Hoxhajn, në mungesë të Kadri Veselit që gjendet në Hagë, ka vendosur të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit me sloganin “Rimëkëmbje”.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka slogan krejt ndryshe që nuk lidhet me qeverinë, por me presidencën.
“Ramushi president” është slogani i kësaj partie, pasi AAK në këtoi zgjedhje nuk ka kandidat për kryeministër. /Reporteri.net
