Uran Ismaili, kandidat për deputet nga PDK, ka kritikuar NISMA-n e Fatmir Limajt për fushatën elektorale që po bën.


Ismaili ka thënë në NISMA po bën fushatë të gabuar elektorale, dhe po e shan PDK-në tani, por para fushatës dëshironte të bënte koalicion.

“Është duke bërë fushatë të gabuar, ka dashur të bëjë koalicion me PDK-në e tash po e shanë PDK-në”, tha Ismaili në T7, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Ismaili më pas adresoi kritika edhe ndaj Fatmir Limajt duke thënë se nuk është treguar miqësorë ndaj PDK-së.

“Limaj nuk është tregu shumë miqësorë me PDK-në në nivel politik, por prapë e kemi respektuar pjesën e tyre politike, nuk kemi bërë kampanjë negative ndaj tyre”, tha Ismaili.

Ai më tej tha se elektorati i Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt po kthehet në PDK.

“Nisma ka bërë kalkulime të gabuara. Janë duke e humb elektoratin sepse njerëzit po e shohin se ata deshën të bëhen me PDK’në e tash po e shajnë PDK’në. Çfarë logjike është kjo?”, theksoi ai./Reporteri.net/.

 

Reklamë