Kandidatja për deputete nga PDK, Valdete Idrizi, thotë se mërgata është shtylla e shtetit të Kosovës.
Idrizi përmes një postimi në Facebook thotë se mërgata paraluftës, gjatë dhe pasluftës, e zgjati dorën për ndihmë në çdo cep të Kosovës.
Postimi i saj:
Mërgata jonë e dashur si gjithmonë pranë nesh.
Ata janë shtylla e shtetit të Kosovës.
Para luftës, gjatë dhe pas luftës, diaspora e zgjati dorën për ndihmë në çdo cep të Kosovës.
Faleminderit për çdo gjë që keni bërë e vazhdoni të bëni për ne. Shumë kënaqësi që e takova mikun dhe bashkëatdhetarin tonë Lutfi Hajra, i cili beson në programin dhe vizionin tonë për shtetin tonë.
Përkrahja juaj për mua do të thotë më shumë punë e angazhim për të #Rimëkëmbë vendin tonë për të cilin dhatë aq shumë!
#Rimëkëmbje ✅
#PDK134 ✅
#HoxhajKryeministër ✅
#ValdeteIdrizi21✅