Kandidatja për deputete nga PDK, Valdete Idirizi, ka takuar minatorët e Trepçës.


Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se minatorët kanë zemër të madhe dhe janë luanët e tokës.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj minatorët, këta punëtorë të zellshëm e me zemër të madhe. Jo në kot gjithmonë iu kanë thënë luanët e nëntokës!
Mirënjohje të pafund për ta nga bija krenare e minatorit!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Reklamë

Kujtojmë se fushata zgjedhore ka nisur më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt, ndërsa zgjedhjet mbahen më 14 shkurt.

Në garë për kryeministër janë katër kandidatë: Albin Kurti nga Vetëvendosje, Avdullah Hoti nga LDK, Enver Hoxhaj nga PDK dhe Fatmir Limaj nga NISMA.

Kurse, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën për president të vendit. /Reporteri.net/.