Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për deputete ka thënë se gjatë legjislaturës së kaluar është marrë me problemet e qytetarëve të Mitrovicës, në veçanti të qytetarëve të Mitrovicës së Veriut, më pas me të drejtat e njeriut.


Ajo thotë se në procesin e dialogut me Serbinë është munduar të adresojë çështjen e personave të pagjetur.

“Nuk mundemi me pas një rahati ose paqe të qëndrueshme pa u ballafaquar me të kaluarën”, ka thënë Idrizi në REPORTERI/INTERVISTA.

Reklamë

Ajo ka treguar se shqiptarët po diskriminohen në veri çdo ditë.

“Jam lind e rrit në veri, i kemi pronat atje, në bazë ditore e shoh që diskriminohen shqiptarët atje, dhe të dhemb kur nuk adresohen këto diskriminime në formën më të mirë të mundshme”, ka thënë Idrizi.