Kandidatët për deputet sot dhe nesër ju ka mbetur të kërkojnë qytetarëve votën për zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi të shtunën është heshtje zgjedhore.
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Valdete Idrizi, që vije nga Mitrovica ka takuar mbrëmë banorët e fshatit Shipol.
Ajo thotë se partia e saj ka marrë përkrahje të madhe nga banorët e këtij fshati.
“Shipoli nga të gjitha anët në mbështetje të Partisë Demokratike dhe programit të ##Rimëkëmbjes! Ju falemnderit nga zemra bashkëqytetarët e mi!”, ka shkruar Idrizi në Facebook.