Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi është takuar me disa të rinj që për herë të parë do të ushtrojnë të drejtën e votës.


Idrizi ka thënë se çdo votues që për herë të parë ka të drejtë vote, e i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës është vlerë e motivim shtesë për të vazhduar përpara.

Idrizi ka shtuar se këta të rinj vendosën të votojnë PDK-në dhe se kjo parti do të jetë gjithmonë afër rinisë për t’i mbështetur ata për arsimim e punësim.

Reklamë

Postimi i plotë:

Çdo votues që për herë të parë ka të drejtë vote, e i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës është vlerë e motivim shtesë për të vazhduar përpara.
E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës janë të rinjtë e saj të cilët po na e zbardhin fytyrën në çdo fushë.

Sot takova shumë prej tyre, që për herë të parë do drejtohen drejt pikave të votimit me 14 shkurt.

Ata zgjodhën të votojnë PDK-në dhe planprogramin e #Rimëkëmbjes.
E bën zgjedhjen e duhur, PDK gjithmonë ka qenë e vazhdon të jetë afër rinisë, duke i mbështetur ata për arsimim e punësim. Tejet e lumtur dhe mirënjohëse për besimin!
Na priftë e mbara!
#Rimëkëmbje ✅
#PDK134 ✅
#HoxhajKryeministër ✅
#ValdeteIdrizi21✅