Kandidatja për deputete nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës, Vesa Broja ka kërkuar sot votën nga banorët e Shipolit.


Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Shipoli është në mbështetje të planit të rimëkëmbjes.

Sipas saj, tubime si ky i japin vulën e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës.
“I gjithë Shipoli në përkrahje të #Rimëkëmbjes. Tubimet madhështore si këto e japin vulën e fitores së madhe të 14 shkurtit”, ka shkruar Broja.

Reklamë

Vesa Broja është njëra nga kandidatet më të reja në listën e PDK-së.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, Vesa Buroja garon me numrin 51.