Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vesa Broja sot ka takuar të rinjtë e Mitrovicës.


Ajo është takuar më të rinjtë në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë. Sipas Brojës, e vetmja shpresë e rinisë është fitorja e PDK-së më 14 shkurt.

“Dita e bukur e me diell mblodhi e solli këta të rinjë në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë të entuziazmuar e të bindur se fitorja e 14 shkurtit është shpresa e vetme për ta, e fitoren e madhe me #Rimëkëmbje pikërisht do ta bëjmë për ta”, ka shkruar ajo në Facebook.

Reklamë

Broja ka falënderuar të rinjtë e Mitrovicës për mbështetjen që po i japin.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj me gjithë këta të rinjë shembullorë, të motivuar e me plotë energji. Faleminderit për këtë tubim kaq madhështor e të mrekullueshëm”, ka shkruar ajo.