Vesa Broja, kandidate e PDK-së për deputete ka thënë se partia e tyre e ndjen mungesën e kreut të partisë Kadri Veseli në zgjedhjet e 14 shkurtit, por edhe ish-presidentit Hashim Thaçi.
Por Broja shprehet e bindur se PDK do t’i bëjë krenar Thaçin e Veselin pasi do të fitojnë zgjedhjet.
“Kam një lidhje mjaft të ngushtë me dy prej liderëve që nuk janë më në fushatë, dhe kjo është shtyrje më e fortë dhe përgjegjësi më e madhe për ne në këto zgjedhje. Liderët mungojnë çdo herë, por mendoj që edhe ne duhet t’iu tregojmë atyre që jemi shumë të fortë, dhe me fitoren e PDK-së do t’i bëjmë krenar ata atje ku gjinden”, ka thënë Broja në REPORTERI/INTERVISTA.
Ajo më tej ka shprehur bindjen se PDK në këto zgjedhje do të dalë më mirë se në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019-tës.
“Ne e kemi përjetuar, secili prej anëtarëve të PDK që ata dy janë në Hagë, por tani me fushatën që jemi duke e bërë, vetëm po forcohemi dhe besoj që PDK do të dalë më mirë se në zgjedhjet e vitit 2019”, ka deklaruar Broja.
/Reporteri.net/