Vesa Broja, kandidate për deputete nga PDK, ka publikuar një shkrim në Facebook ku ka vlerësuar lart figurën e bashkëpartiakut të saj, Bedri Hamza, paoshtu kandidat për deputet.
Broja ka shkruar se Hamza është i vetmi njeri që mund ta bëjë realitet #Rimëkëmbjen ekonomike si ministër i Financave, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Nëse ndonjëherë përmendet ministri i Financave, të gjithë qytetarëve të Kosovës padallim partie i kujtohet vetëm një emër, Bedri Hamza.
Me punë e përkushtim ka arritur aty ku ne sot besojmë që i vetmi njeri që mund ta bëjë realitet #Rimëkëmbjen ekonomike si ministër i Financave është prof. Bedri Hamza.
Prof. Bedri Hamza është një lider i lindur, intelektual e politikan vizionar, punëtor e profesionist i shkëlqyer, që për mua është fat dhe nder i veçantë ta kem udhërrëfyes, Bedriu duhet të jetë shembull edhe për të gjithë të rinjtë e tjerë se si duhet të ndërtohet karriera.
#Rimëkëmbje
#PDK134
#BedriHamza4
#VesaBroja51