Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vesa Broja në ditën e parë të fushatës ka takuar minatorët.
Ajo tha se minatorët janë simbol i qytetit të Mitrovicës.
“Minatorët janë simboli i qytetit të Mitrovicës, janë krenaria e qytetit tonë andaj ishte nder të takohem e të bashkëbisedoj me ta”, ka shkruar ajo.
Broja tha se ka gjetur mbështetje për PDK dhe kandidaturën e saj në mesin e minatorëve.
“E mrekullueshme biseda dhe gatishmëria e tyre për të mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës dhe programin e #Rimëkëmbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shtuar Broja.
Vesa Broja mban numrin 51 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.