Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, pas një vizite të kompania “Maksiti Putz”, ka thënë se si kryeministër do ta thjeshtësoj maksimalisht procesin e marrjes së lejeve ndërtimore.


Veseli tha se kjo do të bëhet duke centralizuar sistemin e lejeve elektronike dhe eliminuar tërësisht burokracitë e shumta me të cilat përballen sot ndërtuesit.

“Në kompaninë prodhuese të materialit ndërtimor “Maksiti Putz”, sot biseduam për hovin zhvillimor që merr sektori i ndërtimit me jetësimin e programit tim. Duke legalizuar 352 mijë ndërtime pa leje, ne jo vetëm që do t’i zhbllokojmë 10 miliardë euro kapital, por njëherë e përgjithmonë do ta formalizojmë edhe tregun e patundshmërisë. Si Kryeministër do ta thjeshtësoj maksimalisht procesin e marrjes së lejeve ndërtimore, duke centralizuar sistemin e lejeve elektronike dhe eliminuar tërësisht burokracitë e shumta me të cilat përballen sot ndërtuesit. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112, për legalizimin e pronës suaj! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Reklamë