Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, thotë se partia e tij pas triumfit me 6 tetor do t’ia kthejë shpresën rinisë.
Veseli pohon se Kryeministër do t’i ndryshoj prioritetet e Qeverisë dhe do t’u ofron të rinjve një të ardhme në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë:
Mitrovica e ka bërë hapin e parë drejt fitores së 6 tetorit, kësaj dite historike për Kosovën. Bashkëvendësit e mi, si asnjëherë më parë, janë në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ne do ia kthejmë shpresën rinisë sonë, sepse e kemi guximin, vendosmërinë dhe planin e duhur për ta bërë këtë.
Si Kryeministër do t’i ndryshoj prioritetet e Qeverisë dhe do t’u ofroj të rinjve një të ardhme këtu. Do t’i mbështesim më shumë ndërmarrësit e rinj dhe do të investojmë në kompani të reja, duke mos i ngarkuar ato me taksa.
Ne do ta luftojmë korrupsionin dhe do të hapim vende të reja të punës në Mitrovicë dhe anekënd Kosovës.
Qyteti im i dashur, numri 112 është numri i shpëtimit. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës! #PDK112