Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur mijëra qytetarë në Prishtinë, ndërsa përfaqësuesit e kësaj partie janë nisur nga disa pika në kryeqytet.


Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpartiakët është duke lëvizur rrugëve të Prishtinës.

Reklamë

Të njëjtin veprim është duke e bërë edhe Vjosa Osmani, Arben Vitia, Glauk Konjfuca, Albulena Haxhiu, e të tjerë kandidatë.

Pas ecjes, VV po mban tubim në sheshin “Nënë Tereza”.