Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kërkojë shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.


Partia e Albin Kurtit derisa përsëritë këtë kërkesë për zgjedhje të reja thumbon ambasadorin Richard Grenell, duke e quajtur qeverinë Hoti, ‘qeveria e Grenellit’, shkruan Reporteri.net.

VV përmes një postimi në Facebook thotë se vendit i duhet qeveria Kurti.

Reklamë

Postimi i plotë i VV-së:

Zgjedhjet në ShBA janë një tregues tjetër për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Qeveria e Grenellit, e zotimeve të një kryeministri të paligjshmëm duhet të shkarkohet sa më parë.

Vendit i duhet një qeveri e re, me legjitimitet të plotë për të dalë nga kjo krizë e shumëfishtë me të cilën po përballet vendi. Vendit i duhet Qeveria Kurti.

Reklamë