Lëvizja Vetëvendosje po paralajmëron shpalljen e “Republikës së Tretë” pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Anëtari dhe përfaqësuesi ligjor i LVV-së, Blerim Sallahu, ka paralajmëruar “menjëherë pas zgjedhjeve” ndërtimin e “Republikës së Tretë”, duke thënë se s’ka alternativë tjetër.
“Alternativë tjetër s’ka: Pas zgjedhjeve, menjëherë duhet të fillojmë ta ndërtojmë Republikën e Tretë!”, ka shkruar Sallahu.
Një qytetar e ka kundërshtuar Sallahun në komente, duke i thënë “Vallahi ju i boni edhe 15 Republika me ju lane”, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur.
“Ti ke me qene vec spektator i ndertimit te Republikes. Duhesh me u ndje krenar qe do te jetosh ne Republiken e Trete”, i ka replikuar Sallahu, ndërsa tutje i ka thënë ta marrë shembull Francën për këtë.
“Lexo pak se u myte tu pi çaj. Merre shembull Francen. Nese mundesh me dite sa Republika i ka shpall Franca mundesh me kane punetor i mire dhe i ndershem ne Republiken e Trete”, ka shkruar Sallahu.
