Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar sloganin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt 2021.
“Voto për Kuvendin e Kosovës”, do të jetë slogani i KQZ-së për këto zgjedhje.
Ndërsa dizajni i kësaj logoje pritet të ndryshohet pas disa kërkesave që patën anëtarët e KQZ-së e për të cilat u pajtuan të gjithë.
Anëtarët e KQZ-së u pajtuan edhe për dizajnin e fletëvotimit.
Kujtojmë se zgjedhjet mbahen më 14 shkurt. Në garë për kryeministër janë: Albin Kurti nga LDK, Avdullah Hoti nga LDK, Enver Hoxhaj nga PDK dhe Fatmir Limaj nga NISMA.
Kurse Ramush Haradinaj është kandidat për president nga AAK-ja./ Reporteri.net/.