Është publikuar foto e 21 vjeçarit, Anxhelo Avdia, i cili mbeti viktimë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkozet të Durrësit.


Avdia ishte në shoqërinë e viktimës tjetër, Dorian Shkoza, kur u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje.

Reklamë

21 vjeçari nuk rezulton të ketë patur në të kaluarën probleme me drejtësinë, ndërsa shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë 35 vjeçari Shkoza.

Avdia ndërroi jetë gjatë kohës kur po transportohej për në spitalin e Durrësit.