Një shqiptar në moshën 56 vjeçare ka mbetur i vdekur në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë.


Nga të dhënat e deritanishme mësohet se viktima është shtetasi Stavri Mino, i cili është qëlluar në kokë me një levë hekuri dhe për pasojë të goditjeve ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali.

Reklamë

Ende nuk është mësuar shkaku i konfliktit me autorin, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia.