Kandidati për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jetlir Zyberaj, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar komunën e Rahovecit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zyberaj ka thënë se kanë eksperiencën e duhur që Kosovën ta nxjerrin nga qorrsokaku i trajtimit të problemeve artificiale, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu, ai ka thënë se Rahovecit dhe anadrinisë i garantohet zhvillim, ndërtim me shije perëndimore dhe dinjitet.
Jetlir Zyberaj në listën zgjedhore të LDK-së garon me numër 44.
Ky është postimi i plotë i tij:
LDK 132
Jetlir Zyberaj 44
Me vizionin e shtet ndërtimit, Rahovecit dhe anadrinisë i garantohet zhvillim, ndërtim me shije perendimore dhe dinjitet.
Ne kemi eksperiencën e duhur që Kosovën ta nxjerrim nga qorrsokaku i trajtimit të problemeve artificiale.
/Reporteri.net