Kandidati për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jetlir Zyberaj, bashkë me kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin, të shtunën vizituan qytetin e Mitrovicës.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zyberaj ka thënë se ai, Pacolli dhe kandidatët e tjerë për deputetë të AKR-së, u mrekulluan nga pritja e aktivistëve e qytetarëve në qytetin e Mitrovicës, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se kjo komunë ka vendousr për AKR-LDK.

Reklamë

Zyberaj në listën zgjedhore të LDK-së garon me numër 44.

Ky është postimi i tij i plotë:

Mitrovica ka vendosur për AKR-LDK

Bashke me presidentin Pacolli dhe kandidatët e AKR-së për deputetë u mrekulluam nga pritja e aktivistëve e qytetarëve në qytetin e Mitrovicës.

Ata janë për Shtetin Shtet dhe prandaj kanë zgjedhur SHTETndërtuesit, sepse e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër dorën e munguar të institucioneve shtetërore prej vitesh.

Reklamë

/Reporteri.net