Kandidati për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jetlir Zyberaj, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar komunën e Shtimes.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zyberaj ka thënë se qytetarët gjithandej Kosovës janë rreshtuar për shtetin, shtet, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, fitorja është e pashmangshme dhe lista AKR-LDK është opsioni i vetëm.
Jetlir Zyberaj në listën zgjedhore të LDK-së garon me numër 44.
Ky është postimi i tij i plotë:
LDK 132✅
Jetlir Zyberaj 44✅
Sa më shumë që afron 14 shkurti, aq më shumë po kuptohet e pranohet programi ynë për SHTETndërtim.
Qytetarët në masë, gjithandej Kosovës, njëjtë si këtu në Shtime, po rreshtohen për Shtetin SHTET.
Fitorja tashmë është e pashmangshme, Lista AKR-LDK nuk është një nga opsionet, por opsioni i vetëm.
/Reporteri.net