×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli mbush ambasadat me militantë dhe kthen në Prishtinë diplomatët me përvojë

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 8:00

    Pas mbipopullimit të Shërbimit të Jashtëm me militantë partiakë, Behgjet Pacolli ka vendosur të hënën që ta kthejë në Prishtinë një numër diplomatësh me përvojë. Deri në fund të vitit, pesë nga këta do të tërhiqen nga misionet diplomatike.


    “Koha Ditore” ka siguruar të martën pesë vendime të firmosura një ditë më parë nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme. Për nga përmbajtja janë thuajse të ngjashme. Dallojnë vetëm emri i diplomatëve, misioni ku ata shërbejnë dhe data kur do të tërhiqen, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Rrahim Morina është një nga ata që do të tërhiqet. Është ministër-këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bernë të Zvicrës. Mbështetur në vendimin që mban nënshkrimin e Pacollit, ai do të kthehet për nevoja të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga data 1 janar i vitit të ardhshëm do të shërbejë në Prishtinë.

    Të tjerët do të tërhiqen më herët.

    Ruzvelt Frrokaj është ministër-këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Romë të Italisë. Kthimi i tij në kryeqytet do të bëhet nga 1 dhjetori. Arsyeja për tërheqje është e njëjtë edhe me atë që i është dhënë Morinës, ndërkaq sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme është obliguar me vendim që t’i sistemojë ata në Ministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!