×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Sulmi ndaj gazetarit Kajtazi shqetësues, policia ta zbulojë këtë akt qyqar

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 18:50

    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj sulmit me armë zjarri që është bërë të shtunën në mbrëmje ndaj gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net”, Shkumbin Kajtazi.


    Pacolli përmes një postimi në Facebook e ka dënuar ashpër sulmin, duke e cilësuar si një akt shqetësues që duhet të mobilizojë policinë dhe hetuesit për të sjellë para drejtësisë ata që qëndrojnë pas këtij sulmi.

    Postimi i Pacollit:

    E dënoj ashpër sulmin e armatosur kundër makinës së gazetarit Shkumbin Kajtazi mbrëmë. Ky sulm i dytë kundër gazetarit është një akt shqetësues që duhet të mobilizojë policinë dhe hetuesit për të sjellë para drejtësisë ata që qëndrojnë pas këtij sulmi.

    Ne nuk mund të jemi një vend normal dhe demokraci nëse heshtim kur gazetarët kërcënohen dhe sulmohen.

    Është e qartë se dikush nuk është i kënaqur me punën e gazetarit, dhe kjo kërkon solidaritetin tonë me Shkumbim Kajtazin dhe veprimet për t’i dhënë fund këtij cikli kërcënimesh dhe sulmesh kundër tij. Policia e Kosovës me pak seriozitet dhe angazhim jam i bindur se do ta zbulojë këtë akt qyqar.

    Kujtojmë se mbrëmjen e së shtunës, vetura e gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net”, Shkumbin Kajtazi, u bë cak i një sulmi me armë zjarri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!