Qytetarët e Kosovës kanë vazhduar edhe natën e dytë të protestës në ballkon, duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me zhvillimet e fundit politike.
Revolta e tyre duke bërë zhurmë në ballkone, nga ora 20:00 për 5 minuta kishte synim që sado pak të ndikojë në liderët politikë, pasi tashmë dihet dhe gjendja jo e mire për shkak të pandemisë, Covid-19.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës kurrë nuk kanë qenë më të revoltuar se tash, andaj ne do të vazhdojmë me natën e dytë të #protestojmënballkon duke i’u drejtuar skenës politike se qytetarët dhe përgjegjësia publike duhet të jetë interesi parësor dhe i vetëm. Kërkojmë që krerët e koalicionit qeverisës, Presidenti dhe partitë opozitare të bashkohen për mobilizim të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe jo të fokusohen në interesat partiake dhe personale të tyre”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga grupi i aktivistëve gjoja apartiak ‘Replikë’.
Pas vendimit të kryeministrit Albin Kurtit, i cili shkarkoi nga detyra e ministrit të Brendshëm Agim Veliun, i cili është nga radhët e LDK’së, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa inicioi dorëzimin në Kuvend të kërkesës për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.
E tërë kjo situatë po ndodh në kohën kur Kosova dhe bota po përballet me virusin e rrezikshëm Covid-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.