Katër kosovarë kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të trafikut që ndodhi dje rreth orës 9 të mëngjesit, në autostradën federale 31 midis Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, raporton RTL.de.
Sipas mediave gjermane, viktimat ishin anëtarë të të njëjtës familje nga fshati Rahovicë i Ferizajt.
Në bazë të hetimeve të para të policisë, një 35-vjeçare, po voziste automjetin e saj Audi drejt Friedrichshafen. Menjëherë pas Uhldingen, gruaja thuhet se kishte rrëshqitur dhe makina u fut në korsinë e kundërt ku u përplas ballë për ballë me një kamion.
Nga ky aksident u lëndua edhe një 11-vjeçare dhe shoferi i kamionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.